28 muaj burg për presidentin e PSG-së për korrupsion

08/03/2022 22:53

Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG dhe beIN Media, u shpall i pafajshëm në shkallën e parë të gjyqësorit në vjeshtën e vitit 2020, ashtu si edhe Jérôme Valcke, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, por pas apelit, prokurori zviceran përsëri po përpiqet t’i ndjekë penalisht nën akuzën e korrupsionit lidhur me shitjen e të drejtave televizive.

Sot në dhomën e apelit të Gjykatës Federale Penale në Zvicër është kërkuar një dënim me burg prej 28 muajsh për Al-Khelaïfin dhe 35 muaj për Valcke, si dhe 30 muaj për të pandehurin e tretë, grekun Konstantinos Nteris.

Ndryshe nga shkalla e parë, në vjeshtën e vitit 2020, prokurorja federale, Cristina Castellote, nuk kërkon pezullim të pjesshëm të dënimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA