Një 64-vjeçar i infektuar me Covid 19 ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, duke e çuar në 3.483 numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë në vend.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 40 raste të reja me koronavirus nga 1028 testime të kryera gjithsej, ndërkohë që numri i personave të shëruar nga virusi është disa herë më i lartë se i infektimeve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 267.460.

Në 24 orët e fundit, 8 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnjë, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.

Në të gjithë vendin, janë 1.307 pacientë aktivë me Covid 19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (07 Mars 2022)

Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 263
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1028

Testime totale 1,753,155
Raste pozitive 272,250
Raste të shëruara 267,460
Raste Aktive 1307
Humbje jete 3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 360
Fier 227
Lezhë 185
Elbasan 111
Kukës 96
Shkodër 84
Vlorë 76
Berat 59
Gjirokastër 41
Korçë 41
Durrës 23
Dibër 4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA