Nis festa! “Shtëpia e Lirisë” drejt fitores në Shkodër/ Bardh Spahia: Sot fillon një rrugëtim i ri drejt ndryshimit të madh

07/03/2022 16:33

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia ka nisur festën në bashkinë e Shkodrës, edhe pse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende.

Ai falenderoi shkodranët që e kanë votuar dhe theksoi se do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve:

Faleminderit nga zemra. Dua të theksoj dhe garantoj se nga nesër do të jem kryebashkiaku i të gjithë bashkisë Shkodër. Edhe për ata që nuk na kanë votuar, dera jonë do të jetë e gapur për të gjithë. Nga sot, fillon një rrugëtim i ri për një ndryshim i madh për të gjithë Shqipërinë”.

I pyetur se cila do të jetë puna e parë që do të bëjë kur të hyjë në zyrë, Spahia tha se do të identifikojë problemet që ka qyteti dhe më pas do të punojë për t’i zgjidhur ato:

Do të identifikojmë të gjitha problematikat, do të flasim me qytetarët Jemi për të vlerësuar forcën e ndryshimit që garanton forca e votës së lirë. Shkodra është fituese”.

Demokratët e vërtetë janë fitues sot në të gjithë Shqipërinë”, tha kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, të krijuar nga Sali Berisha dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, që la pas me diferencë të madhe votash kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

Nga kutitë e numëruar deri më tani, Spahia ka marrë 43.67% të votave, ndjekur nga kandidatja socialist me Majlinda Angoni me 39.51% të votave dhe në vend të fundit është Bushati me 16.82% të votave.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA