“Gara ka vetëm një fitues”, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” i uron fitoren kryebashkiakes së Lushnjës Eriselda Sefa

07/03/2022 18:03

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme lokale në Lusnjë, Elton Bano ka pranuar humbjen dhe i ka uruar fitores kandidates së Partisë Socialiste, Eriselda Sefa.

“Falenderoj të gjithë miqtë e bashkëpuntorët e mi si dhe të gjithë demokratët, ata me shpirtin e vërtetë opozitar të cilët më mbështetën në këtë rrugëtimin tonë të përbashkët. I jam mirënjohës çdo votuesi, çdo komisioneri, çdo vëzhguesi e numëruesi për integritetin e treguar gjatë këtyre zgjedhjeve”.

Në një garë ka gjithmonë vetëm një fitues dhe kësaj radhe nuk jam unë, shkruan Bano në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“I uroj fitoren Eriselda Sefës! Me shpresën se do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve lushnjarë. Jam krenar pasi i hyra kësaj gare duke shpresuar fort për fitoren e ndryshimin e Lushnjës . Nuk ka çelësa apo brava që mund të mbyllin shpirtin opozitar të demokratëve lushnjarë. Faleminderit”, shprehet ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA