Ngërç në Vorë, përfaqësuesi i PD: KAS refuzon të emërojë komisionerët sipas listës që i ka dërguar Celibashi

06/03/2022 08:10

Ka pasur ngërç në KZAZ 26 në Vorë. PD kishte dërguar 104 kandidatë për kryetarët, anëtarët dhe sekretarët e qendrave të votimit. KZAZ 25 nuk ka pranuar t’i regjistrojë për shkak se nuk ishin banorë të zonës.

Celibashi ka hapur thirrjen për aplikim dhe në faqen e KQZ kanë shfaqur interes 110 persona. Nga verifikimi i KZAZ 26 ka rezultuar se ato janë të njëjtit kandidat që kishte propozuar PD dhe janë referuar.

Përfaqësuesi i PD në KQZ tha për Top Channel se: “Mbrëmë në orën 02:00, KAS mori vendim që KZAZ të emërojë komisionerët sipas listës që i ka dërguar Celibashi, ata refuzojnë ta bëjnë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA