
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim këtë të shtunë u bëri thirrje zyrtarëve shqiptarë që të sigurojnë votuesit se ata mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera.
Një thirrje të tillë, Kim e bëri përmes rrjetit social “Instagram”, e cila theksoi se ndërkombëtarët po vëzhgojnë zgjedhjet.
“Stafi i Ambasadës së SHBA-ve po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, shkruan kryediplomatja amerikane.
Top Channel