21.8% pjesëmarrje, komisioneri i Durrësit: Nuk ka interes nga qytetarët
06/03/2022 17:04
Një prej komisionerëve të bashkisë Durrës theksoi se nuk ka pasur aq shumë interes të qytetarëve për të votuar këtë gjashtë mars në zgjedhjet e pjesshme vendore në vend.
“Nuk ka interes, gjithashtu ka pasur largime masive, do kishte më tepër interes po të ishin zgjedhje vendore”, tha komisioneri në Durrës.
Deri në orën 16:00 ka pasur 21.8% pjesëmarrje në këtë bashki.
Në të njëjtën kohë në këtë bashki kishte 15% më shumë pjesëmarrje të qytetarëve.
Top Channel