Nesër votohet në 6 bashki! Në Durrës po vijon shpërndarja e bazës materiale për 337 QV-të

05/03/2022 18:35

Në Durrës po vijon shpërndarja e bazës materiale nga KZAZ-të për Qendrat e Votimit ku do të votohet për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Durrësi është një nga 6 bashkitë ku do të votohet më 6 mars për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.

Në të gjithë bashkinë e Durrësit janë 337 QV, ndërsa janë ftuar të ushtrojnë të drejtën e votës 262 mijë zgjedhës.

Në të 6 bashkitë, kandidatët potencialë përballë njëri-tjetrit janë 3, të PS, PD dhe koalicionit Shtëpia e Lirisë, i udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha.

 

Top Channel