Epopeja e UÇK-së/ Ceremoni në Kosovë, Presidentja Osmani: Anëtarësimi në NATO, më i domosdoshëm se kurrë më parë

05/03/2022 19:13

Pesë marsi i këtij viti shënon 24-vjetorin e fillimit të luftimeve tre ditore të familjes Jashari me forcat serbe, e fillimin e Epopesë së UÇK-së.

Në shënjim të kësaj dite u bë edhe rreshtimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës e u kujtua komandanti legjendar “Adem Jashari”, në kazermën e kësaj force që mban emrin e tij.

Ndërkohë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, para ushtarëve të FSK-së folën edhe për një rrezik tjetër që aktualisht ka Kosova.

Kazerma “Adem Jashari”, këtë të shtunë hapi edhe dyert për qytetarët në nder të Epopesë së UÇK-së. Ndërkohë që Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne ku u përkujtua dhe nderua sakrifica e Familjes Jashari.

Në datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, familja Jashari u rrethua nga forcat serbe e i luftoi ato për ditë me radhë deri në rënien heroike të 59 anëtarëve të saj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA