Vdekja e ‘Miss Alabama’ pas torturave për të kaluarën, dhe prindërve predikues radikalë (fotot)

04/03/2022 18:13

Për publikun në SHBA, Zoe Sozo Bethel ishte ‘Miss Alabama’, modele dhe komentatore e re politike konservatore, që në mënyrë misterioze ra nga ballkoni i katit të katërt në Miami mesnatën e 10 shkurtit. Ajo vdiq nga plagët e marra një javë më vonë.

Ndërsa për ata që e njihnin vdekja e 27 vjeçares ishte akoma më tragjike pasi vinte në një kohë kur përpiqej të tejkalonte të kaluarën torturuese në një familje të trazuar, që ishte përpjekur prej kohësh të mbante të fshehtë.

Zoe ishte bija e dy predikuesve kristianë Orlando e Glynis, të cilët e quanin veten “Apostulli” dhe “Profetja.” Ata kishin shëtitur fëmijët e tyre në të gjithë jugun e SHBA duke predikuar virtytin kristian, me pjesëmarrje në seanca radikale fetare, appo duke protestuar me fanella me mbishkrime si “Zoti i urren Gay-t” apo “Zoti i urren kurvat,” njoftojnë burimet.

“Zoe ishte përpjekur të ribënte veten e saj dhe ishte e aftë ta mbante sekret të shkuarën, askush nuk e dinte cila ishte në të vërtetë, përveç atyre që vinin në Baldwin County thotë motra e saj Kezia Bethel, 26 vjeçe, shkruan britanikja Daily Star.

Miqtë dhe familjarët e saj thonë se duan të dinë më shumë për vdekjen, qe eshte quajtur “tentativë vetëvrasjeje” nga policia e Miami.

Kezia, bashkëshorti i saj dhe miqtë thanë kësaj jave për mediat se bukuroshja Zoe nuk ndjehej vetëvrasëse dhe se policia nuk kishte hetuar si duhet vdekjen e saj. Çështja ndërkohë është mbyllur nga autoritetet.

Babai i Zoe, Orlando Bethel, tashmë 54 vjeç, dhe gruaja e tij e ndjerë Glynis Bethel, e cila vdiq nga kanceri në 2013, kanë qenë aktorë ose modelë të ranmgut te vogël kur u njohën në Loxley, dhe më pas lindën Zoe, morën e saj Kezia, 25 vjeçe, dhe vëllanë Zion, 23. Glynis kishte gjithashtu dy djem të tjerë, një prej të cilëve Santiago, nga martesa e saj e parë.

Kezia tregon se fëmjëria e saj ishte e vështirë mes predikimeve ekstreme dhe precedentëve të sëmundjeve mendore të së ëmës. Kjo e fundit u fliste fëmijëve për orë të tëra për Biblën dhe virtytin kristian.

Prindërit e tyre u arrestuan për prishje të rendit në lidhje me predikimet e tyre, dhe Kezia tregon se ishin detyruar të jetonin disa kohe në familje të huaja të kujdesit të përkohshëm.

Nganjëherë prindërit niseshin me fëmijët për muaj me radhë në udhëtime predikimesh kristiane në Tennessee, Kentucky e Ohio. Kezia tregon se ata frymëzohehsin nga video të predikuesve të Westboro Baptist Church që janë përshkruar nga autopritetet në SHBA si “grup urrejtjeje hiper-Kalvinist” dhe kanë protestuar kundër politikave të promovimit të homoseksualëve prej vitit 1989.

Në vitin 2010, Zoe e Kezia ishin fotografuar nga  një rrjet lokal lajmesh  në një protestë të veshura me bluza ku shkruhej  “Zoti i urren mëkatarët” dhe “Zoti i urren kurvat.”

Çifti Bethels kishin ngritur dhjetra padi federale në shtete jugore të SHBA kundër shkollave për kurikulumin e tyre, kundër agjencive të policisë dhe bashkive për shkelje të të drejtave të tyre civile.

Në vitin 2003, Orlando u arresta për protestë pa leje par kishave me mbishkrime si “Adhuro Zotin jo pastorin tënd”, duke iu referuar korrupsionit brenda kishës në SHBA.

FOTO GALERI
1/12
Vdekja e 27 vjeçares ishte akoma më tragjike pasi vinte në një kohë kur përpiqej të tejkalonte të kaluarën në një familje të trazuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA