Plotësimi i vakancës në Gjykatën Kushtetuese, ja kandidatët që kanë paraqitur interes

04/03/2022 09:44

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të Vitore Tushës.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

1.Brunilda Kadi

2.Elsa Miha

3.Holta Zaçaj

4.Juliana Latifi

5.Sandër Beci

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguarKëshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA