La Sheriffin për të mbrojtur atdheun, Vernydub: Di të përdor armë, nuk jam larg konfliktit

04/03/2022 14:16

Yuriy Vernydub la detyrën e trajnerit të Sheriff Tiraspol për t’u regjistruar në ushtrinë ukrainase. 56-vjeçari drejtoi me sukses kampionët e Moldavisë në fazën e grupeve të Champions League.

Sheriffi, që pagoi 250 mijë euro në janar për të blerë Regi Lushkjen nga Laçi, mposhti 1-2 Real Madrid në “Santiago Bernabeu” dhe triumfoi ndaj Shakhtar Donetsk. Pikërisht pesë muaj pas fitores historike në kryeqytetin spanjoll, Vernydub ndodhet duke luftuar në mbrojtje të atdheut kundër pushtuesve rusë.

“Kam idenë që nuk ndodhem shumë larg konfliktit. Betejat më të ashpra po zhvillohen rreth 120 km larg vendit ku jam unë. Gjithsesi, unë e kam marrë vendimin tim, kështu që nuk ndihem i shqetësuar.

Ka qenë në ushtri kur isha më i ri. Ishte e detyrueshme të regjistrohesha për dy vjet. Unë bëja pjesë në një departament sporti. Për dy muaj u morëm me teorinë, më pas na mësuan sesi të mbajmë armën.

Ka kaluar një kohë e gjatë, por nuk e kam problem të mbaj armë, di si ta përdor”, deklaroi trajneri ukrainas, i cili ka braktisur fushat e blerta për të luftuar në mbrojtje të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA