Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka thënë BBC-së se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se nuk mund të thoshte se sa do të zgjaste lufta, por këmbënguli se disfata e Ukrainës nuk ishte e pashmangshme.
Ai pranoi se “pesha e ushtrisë ruse, nëse vendos gjithçka në të, e kalon shumë atë që Ukraina është në gjendje të grumbullojë”.
Por ai vlerësoi popullin ukrainas për vendosmërinë e tij dhe tha se pret që “me kalimin e kohës” të bëhet e qartë se Moska nuk mund t’ia nënshtrojë këtij populli, vullnetit të saj.
“Nëse synimi i Moskës është që të përpiqet disi të rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj kukull, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose në tjetrën”, tha ai.
Blinken tha se SHBA dhe aleatët e tjerë mbeten të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit.
Top Channel