Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se pas raundit të dytë të bisedimeve “nuk flitet” për nënshkrimin e ndonjë dokumenti zyrtar të nivelit të lartë nga të dyja palët, Rusia dhe Ukraina.
Me anë të një deklarate për shtyp, Pestov tha se tani çdo gjë është në dorën e këtyre negociatave mes dy palëve. Ai shtoi se dy takimet e zhvilluara janë një mundësi që që delegacionet t’i përcjellin njëri-tjetrit të gjithë elementët e pozicioneve pa ndërmjetës të panevojshëm.
“Nuk flitet ende për (nënshkrimin) e ndonjë dokumenti. Bisedimet që u zhvilluan ishin një mundësi e mirë për të përcjellë qartë vizionin tonë për këtë problem”, ka theksuar Pestov.
Gjithashtu, Pestov shtoi se janë përcjellë qartë vizionet tonë për këtë problem dhe se ato janë vënë në vëmendje të palës ukrainase.
Sipas rezultateve të bëra me dije më herët nga raundi i dytë i bisedimeve midis një delegacioni nga Rusia dhe Ukraina në Bjellorusi të enjten, u tha se të dy palët kanë rënë dakord për korridoret humanitare për civilët. Pritet dita e sotme për të parë se sa do të funksionojnë këto vendime të marra prej dy palëve.
Top Channel