Banka Qendrore Ruse ka bërë me dije me anë të një deklarate se Bursa e Moskës do të qëndrojë e mbyllur deri me 8 mars.
Mbyllja e bursës përfshin tregtimin dhe shlyerjet në të gjitha tregjet e Bursës së Moskës.
Ndërsa njoftoi mbylljen e Bursës së Moskës këtë të premte për tregti, Banka Qëndrore e Rusisë menjëherë shtoi dhe zgjatjen e këtij afati.
Ky vendim erdhi si rezultat i vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë gjatë fundjavës së kaluar, çka ka sjellë edhe mosfunksionimin e plotë të Bursës gjatë javës.
Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi të enjten sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë.
Më tej, ka ardhur edhe një deklaratë nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, e cila tha: “Ne nuk do të ndalemi këtu. Qëllimi ynë është të gjymtojmë ekonominë ruse dhe të lëmë urie makinën e luftës së Putinit”.
Top Channel