
Autoritetet lokale në Mariupol të Ukrainës thonë se rusët po ndalojnë furnizimet me energji elektrike, ujë dhe ngrohje, e po shkatërrojnë urat dhe lidhjet hekurudhore.
Autoritetet lokale në Mariupol të Ukrainës thonë se rusët po ndalojnë furnizimet me energji elektrike, ujë dhe ngrohje, e po shkatërrojnë urat dhe lidhjet hekurudhore.
Këshilli i qytetit me anë të një deklarate ka bërë me dije se rusët po pengojnë furnizimet edhe me ushqime. Ata i referohen këtu edhe bllokimit të Leningradit në rrethimin vdekjeprurës dhe të zgjatur nga forcat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ushtarët nga hordhia e Putinit po bombardojnë vazhdimisht qytetin, duke na penguar të evakuojmë të lënduarit, gratë dhe fëmijët. Ky është gjenocidi i popullit ukrainas”, thuhet më tej në deklaratë.
Që prej nisjes së luftimeve ruse në Ukrainë, qyteti port jugor i Mariupol në Detin e Zi, ka qenë në sulme të vazhdueshme.
Top Channel