Misteri i mumjes ‘sirenë’ deti me bisht dhe fytyrë njeriu, më në fund drejt zbardhjes (fotot)

03/03/2022 18:43

Një mumje e lashtë në dukje si sirenë deti dhe që besohet se i fal pavdekshmërinë kujtdo që shijon mishin e saj, do të ekzaminohet së shpejti nga studiuesit.

Krijesa me fytyrë të ngjashme me atë të njeriut raportohet se ka habitur studiuesit prej shekujsh.

Ajo raportohet se është kapur në oqeanin Paqësor, pranë ishujve japonezë Shikoku, dikur në vitet 1736 deri në 1741.

Krijesa gjendet tashmë në qytetin tempull të Asakuchi.

Mumja ka dy duar që zgjaten drejt fytyrës së ngërdheshur, ka disa flokë ende të dukshme në kokë dhe gjithashtu mbetje të dhëmbëve të mprehtë e me majë në gojë.

Studiuesit e universitetit të shkencave dhe arteve në Kurashiki i kanë bërë grafi mumjes me qëllim të zbulojnë të fshehtat e saj.

Hiroshi Kinoshita, i Shoqërisë së Folklorit të Okayama tha se mumja mund të ketë kuptime të besimeve fetare.

“Sirenat japoneze të detit janë legjenda të pavdekshmërisë”, tha ai.

“Nëse ha mishin e një sirene, nuk do të vdesësh kurrë. Ka një legjendë në disa pjesë të Japonisë që thotë se një grua që hëngri gabimisht mishin e një sirene jetoi për gati 800 vjet.

“Kjo legjendë e‘Yao-Bikuni’ ruhet pranë tempullit ku u gjet sirena. Kam mësuar se pasi dëgjuan për leggjendën, disa njerëz tentonin të hanin luspat e mumjes sirenë”.

Por në epoka virusesh siç jetojmë aktualisht, një sirenë deti mund të jetë edhe një simbol fatkeqësie, sugjerojnë tregimet e folklorit.

“Sipas një legjende sirena e detit parashikon sëmundje infektive”, thotë Hiroshi.

Në një letër historike të vitit 1903 – e shkruar me sa duket nga një ish-zotërues i saj – tregohet për prejardhjen e mumjes.

“Sirena u kap nga rrjetat e peshkatarëve në prefekturën e Kochi,’ thuhet në letër.

“Peshkatarët që e kapën nuk e dinin që ishte një sirenë deti prandaj e morën në Osaka dhe e shitën si një peshk të pazakontë. Pararendësit e mi e blenë dhe prej atëherë është mbajtur si një thesar i familjes”, shtohet në letër.

Nuk dihet sesi mumja erdhi në tempullin Enjuin në Asakuchi, por kryeprifti Kozen Kuida, tha se është nxjerrë në shfaqje rreth 40 vjet më parë dhe tani mbahet në një kuti rezistente ndaj zjarrit.

Më folklorin japonez ekziston një krijesë e tillë e quajtur “ningio” që përshkruhet se ka gojë majmuni, dhëmbë peshku dhe është e mbuluar me luspa të florinjta.

Studiuesit thanë se rezultatet e ekzaminimit të mumjes do të publikohen këtë vit.

FOTO GALERI
1/4
Një mumje e lashtë në dukje si sirenë deti do të ekzaminohet së shpejti nga studiuesit.

Top Channel