Mbretëria e Bashkuar: Ne duhet të degradojmë ekonominë ruse

03/03/2022 13:25

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss u bën apel aleatëve perëndimorë që të vazhdojnë përpjekjet për të frenuar pushtimin rus të Ukrainës dhe të sigurojnë që asnjë bankë ruse të mos ketë akses në sistemin e mesazheve bankare SWIFT.

Kjo deklaratë është bërë sot, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Lituani, gjatë një konference të përbashkët shtypi mes Truss dhe homologëve të saj nga Lituania, Letonia dhe Estonia.

Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka punuar me SHBA-në, BE-në dhe G7 për të ndërprerë fondet për Rusinë, duke dëbuar bankat ruse nga sistemi financiar, duke mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë dhe duke kaluar sanksionet kundër oligarkëve rusë.

“Ne duhet të sigurohemi që asnjë bankë ruse të mos ketë akses në SËIFT dhe duhet të shkojmë më tej në reduktimin e varësisë nga hidrokarburet nga Rusia duke përfshirë naftën, gazin dhe qymyrin”, shton Truss.

Ajo ka shkuar më tej duke thënë se “Ne duhet të degradojmë ekonominë ruse, për të ndaluar aftësinë për të financuar makinën luftarake të Putinit”.

Të mërkurën, shtatë banka ruse u hoqën nga Shoqëria për Telekomunikacioni Financiar Ndërbankar në mbarë botën (SWIFT), një shërbim kyç i mesazheve që lidh institucionet financiare në mbarë botën.

Top Channel