Ftesë në 5/ Emocionon qytetarja nga Kievi: Jam gati t’i bashkohem ushtrisë, Putin ta harrojë t’i dorëzohemi!

03/03/2022 19:17

Olana Zuralhkova u bë pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje “Skype” nga qyteti i Kievit në Ukrainë.

Ajo tregoi se gjendja atje është më e qetë krahasuar me qytete të tjerë të vegjël, ku po zhvillohen beteja të rënda, ndërkohë që i konsideroi të çmendura kërkesat e Putinit dhe ritheksoi se populli ukrainas nuk do të dorëzohet kurrë.

E pyetur nga Bieta nëse do t’i bashkohej ushtrisë nëse do t’i kërkohej, Olana konfirmoi.

Ajo shprehu mirënjohje për ushtrinë ukrainase dhe presidentin Zelensky, duke e konsideruar këtë të fundit si hero.

Ndërkohë, e ftuar në studio, Zhaklin Lekatari po ashtu shprehu simpati për presidentin ukrainas. Sipas saj, një pjesë e mirë e grave, burrave e madje edhe anëtarë të komunitetit lgbt janë “dashuruar” pas Volodymyr Zelenskyt.

Top Channel