Deputetët e Listës Serbe kanë kthyer mbrapsht flamurin e Ukrainës që u shfaq në Kuvend të enjten para secilit deputet, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas pas pushtimit nga Rusia.

Teksa secili deputet i Kosovës mbajti këtë flamur në nisje të seancës, duket kanë munguar deputetët e Listës Serbe.

Pas hyrjes në Kuvend, ata e kanë kthyer mbrapsht flamurin.

Ndërkohë, rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë votën pro edhe të Serbisë, një aleate e vjetër e Moskës.

Kjo rezolutë kërkon ndalimin e sulmit rus në Ukrainë, por nuk ka fuqi detyruese për Rusinë. Vota pro e Serbisë është një ndryshim i fortë i Beogradit, që me këtë votë doli kundër Rusisë për here, aleatit të saj historik. Ndërkohë Rusia ka marrë mbështetjen e vetëm 4 shteteve. Kundër rezolutës votuan Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia.

Top Channel