Zgjedhjet në FSHF shtyhen më 15 mars
02/03/2022 11:58
Zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Futbollit janë shtyrë për datën 15 mars.
Rreth një muaj më parë Gjykata e Tiranës pezulloi zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ndërkohë disa ditë më vonë, gjykata pezulloi nga detyra kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën dhe sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku.
Top Channel