Ylli i Hollywood, Sean Penn largohet në këmbë nga Ukraina drejt kufirit polak (fotot)

02/03/2022 21:04

Aktori amerikan fitues Oskari publikoi një imazh të vetes me bagazh dhe çantë shpine pranë një vargu makinash teksa kërkonte të kalonte në vendin fqinj të Ukrainës.

61-vjeçari Penn tha se bashkë me dy kolegë kishin ecur disa milje drejt kufirit polak ku braktisën makinat e tyre në anë të rrugës, pa dhënë arsyen përse e kishin bërë këtë.

Ai tha më tej se makinat në pamje mbanin vetëm gra e fëmijë, shumica e tyre pa bagazhe, dhe shtonte se makina ishte “zotërimi i tyre i vetëm”.

Sipas një raportimi të agjencisë  Reuters  Penn kishte arritur të kalonte në Poloni shëndoshë e mirë.

Të enjten që shkoi aktori ishte fotografuar në një konferencë shtypi të qeverisë në Kiev, ditën kur Rusia nisi ofensivën e saj të pushtimit të Ukrainës.

Asokohe zyra e presidentit ukrainas shkruante në një koment: “Sot Sean Penn është në Ukrainë për të mbrojtur Ukrainën”.

Sipas postimit Penn ka ardhur në Ukrainë që prej nëntorit për realizimin e një dokumentari dhe është takuar me disa zyrtare të qeverisë dhe ushtrisë së vendit.

Më herët duke quajtur Ukrainën “maja e shigjetës për ëndrrat demorkatike” ai vlerësoi popullin ukrainas për “kurajon dhe parimet”.

Kjo nuk është hera e parë që Penn viziton zona konflikti e katastrofe.

Ai ka qenë në Haiti pas tërmetit shkatërrimtar në 2010 si dhe ka ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas urraganit të vitit  2005 që shkatërroi New Orleans.

FOTO GALERI
1/4
Aktori amerikan publikoi një imazh të vetes me bagazh dhe çantë shpine pranë një vargu makinash teksa kërkonte të kalonte në vendin fqinj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA