“Rusia duhet të hetohet për krime lufte”/ Shqipëria bashkon forcat me aleatët për të referuar situatën në Gjykatën Ndërkombëtare Penale
02/03/2022 22:40
Shqipëria ka bashkuar forcat me aleatët për të referuar situatën që po ndodh me Ukrainën, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë, thotë ministrja Olta Xhaçka në twitter.
Postimi
Shqipëria 🇦🇱 bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në #Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. #Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në #Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm.
#StandwithUkraine🇺🇦
Top Channel