Pamjet kur një qytetar ukrainas del përpara përpara një tanku rus dhe e shtyn me duar, duke e detyruar mjetin ushtarak të ngadalësojë, bënë me shpejtësi xhiron e botës dhe po kthehen në simbolin e rezistencës së njerëzvë te thjeshtë kundër agresionit rus mbi shtetin fqinj.
Të postuara në Twiter nga NDTV, ato po përshkruhen si “përpjekje monumentale” e burrit që bie pastaj në gjunjë ndërsa banorë të tjerë të zonës vrapojnë drejt tij.
Tanku, nga sa u mësua vonë, ishte pjesë e autokolonës ruse që po kalonte në qytetin Bakhmach, teksa forcat e Moskës vazhdojnë shumë më ngadalë nga sa pritej avansimin në tokën ukrainase.
Një video e xhiruar në një tjetër qytet, Kupiansk regojnë momentet kur banorët rrethojnë e hipin mbi një automjet ushtarak që bësohet të jetë rus, në kohën që ai është ende në lëvizje.
Rezistenca e Ukrainës është përshendetur në shumë pjesë të botës, ndërsa edhe vetë ekspertët ushtarakë shprehen të befasuar prej kësaj qëndrese, të cilën me siguri, deri në këtë pikë nuk e priste as Moska.
Të ftuar nga presidenti i Asamblesë, Gérard Larcher, senatorët franceze u ngritën të gjithë në këmbë në shenjë nderimi për këtë rezistencë të pashoqe, ndërsa kryeministri Italian, Mario Draghi tha përpara parlamentit të vendit të tij se këto dekadat e fundit, shumë kanë jetuar me iluzionin se Europa nuk do të përballej më me një tjetër luftë dhe e cilësoi si heroike atë që po bën populli ukrainas.
Top Channel