Ç’po ndodh me forcën ajrore ruse? Ekspertët të habitur: Mungesë drastike koordinimi! 

02/03/2022 15:58

Përpara pushtimit rus të Ukrainës, inteligjenca amerikane kishte parashikuar një sulm fshikullues të Moskës, që do të mobilizonte shpejt fuqinë e madhe ajrore ruse, të cilën ushtria e saj e mblodhi për të dominuar qiejt e Ukrainës.

Por gjashtë ditët e para të mësymjes i kanë ulur ndjeshëm këto pritshmëri dhe kanë befasuar ekspertët. Rusia shihet tani si mjaft më delikate në lidhje me fuqinë e saj ajrore, aq sa dhe zyrtarët amerikanë nuk mund ta mund të shpjegojnë saktësisht se çfarë po e shtyn këtë mënyrë të vepruari.

“Ata duket se nuk janë domosdoshmërisht të gatshëm të marrin rreziqe të larta me avionët e tyre dhe pilotët e tyre,” tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke folur në kushte anonimiteti. Forca ajrore ukrainase nga ana tjetër, ndonëse e tejkaluar nga pala tjetër për sa i takon numrave dhe fuqisë së zjarrit, vazhdon ende të fluturojë dhe mbrojtja e saj po habit analistët ushtarakë.

Pas fillimit të luftës në 24 shkurt, ata prisnin që ushtria ruse të përpiqej të shkatërronte menjëherë forcën ajrore dhe mbrojtjen ajrore të Ukrainës.Ky do të kishte qenë “hapi i radhës logjik, sic ka ndodhur në  pothuajse çdo konflikt ushtarak që nga viti 1938”, shkroi think-tank RUSI në Londër, në një artikull të titulluar  “Rasti misterioz i Forcave të zhdukura Ajrore Ruse”.

Në vend të kësaj, avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Ukrainës po kryejnë ende fluturime të nivelit të ulët, mbrojtje kundër ajrore dhe mbrojtje ndaj sulmeve nga toka. Nga ana tjetër, trupat ukrainase me raketa tokë-ajër janë në gjendje të kërcënojnë avionët rusë dhe të krijojnë rrezik për pilotët e Moskës që përpiqen të mbështesin forcat tokësore.”Janë shumë të turbullta gjërat që ata po bëjnë,” thotë Rob Lee, specialist ushtarak rus në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme. Ai mendonte se fillimi i luftës do të sillte një “përdorim maksimal të forcës”.

“Cdo ditë që vazhdon ka një kosto dhe rreziku rritet. Ata nuk po organizohen sic duhet, shton ai, dhe është vërtet e vështirë të shpjegohet kjo për ndonjë arsye realiste.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA