Rritja e çmimit të karburanteve është shndërruar në një problem serioz për ekonominë shqiptare. Nëse do të kemi rritje të çmimit të karburanteve do të kemi rritjen e çmimeve të tjera, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare.
Gjergj Buxhuku nga Konfindustria, në një intervistë për “Top Talk”, thotë se problemi në Shqipëri është se nuk kemi institucione rregullatore në tregun e karburanteve, siç e kanë vendet e tjera.
Denis Dyrnjaja: Dilema e madhe e rolit të shtetit është bërë me shumë pikëpyetje. Një herë na argumentohet që shteti nuk mundet të futet dot tek tregu i lirë sepse nuk ka ndikim në pjesën e çmimeve, ndërkohë që ju thoni se ktu duhet të hyjë shteti. Si?
Gjergj Buxhuku: Në qoftë se ne pretendojmë që kemi treg të lirë dhe nuk ndërhyjmë dot. Kur thua treg të lirë tërhiqësh dhe thua nuk ke çfarë të bësh. Pikëpyetja e madhe që është në Shqipëri është fakti nëse ne kemi treg të lirë tek tregu i karburanteve. A kemi ne institucione rregullatore? Ti nuk mund të mënjanosh kostot që vijnë nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. Ti mund të mënjanosh dhe duhet të mënjanosh është detyra elementare rregullatore e një shteti demokratik, që kostot që vijnë nga situatat e tregut jo të lirë.
Denis Dyrnjaja: Kjo hallkë na mungon?
Gjergj Buxhuku: Ti ke ent rregullator për energjinë por jo për karburantet.
Top Channel