Arben Golemi është duke u përgatitur për ekspozitën e tij të fundit. Që ja kushton si gjithmonë peizazhit arkitekturor. Jemi mësuar ta shohim në ekspozita të shumta kushtuar qyetetit të një mbi një mijë dritareve, por kjo ekspozitë e fundit do të përfshijë edhe New Yorkun.

I lindur në vitin 1954 në Berat,Arben Golemi u frymëzua fillimisht nga kishat bizantine, afresket mesjetare dhe qëndra muzeale e qytetit të tij. Ai ndoqi Departamentin e Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe studioi Teori të Artit në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Por arkitektura e ndoqi gjithmonë.

Arben Golemi shkrin ngjyrat dhe hapësirën, duke ruajtur në të njëjtën kohë karakterin dhe origjinën e tyre. Ai përdor misterin e qyteteve të vogla dhe monumenteve të tyre.

Ndërsa vazhdon të punojë paralelisht edhe në studion e arkitekturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA