I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…
Duke folur më herët me gazetarët nga Reuters dhe CNN, presidenti ukrainas Zelensky reflektoi mbi imazhin që ka dalë prej tij gjatë ditëve të fundit.
Kriza e sotme është “shumë serioze, nuk është një film”, tha aktori i kthyer në kryekomandant për CNN, duke shtuar: “Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë”.
Para se të merrte detyrën, Zelensky kishte qenë një aktor komik dhe ishte zëri i dubluar në Ukrainë për Paddington Bear në një film. Ai gjithashtu kishte një diplomë juridike dhe fitoi detyrën në 2019 me një premtim për të goditur korrupsionin.
“Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh se Ukraina është diçka e veçantë për këtë botë,” tha ai. “Kjo është arsyeja pse bota nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë.”
Top Channel