Sulmet në Kharkiv/ Zelensky: Akte terroriste të Rusisë, po bën krime lufte në Ukrainë

01/03/2022 12:10

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i cilësoi sulmet në qytetin lindor të Kharkiv si akte terroriste që Rusia po kryen në Ukraiën.

Përmes një video mesazhi, Zelensky tha se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë dhe ka ndërmarrë një shkatërrim të vetëdijshëm të njerëzve.

Presidenti ukrainas shtoi se beteja me armatime, bomba dhe raketa duhet të ndalet menjëherë. “Ne duhet të të tregojmë se njerëzimi është i aftë të mbrojë veten”, tha ai.

Në ditën e gjashtë të luftës, një autokolonë gjigante trupash ruse që shtrihet për mbi 60 km po i afrohet nga veriu kryeqytetit te Ukrainës, Kiev. Pamjet satelitore, të siguruara nga kompania amerikan Maxar, tregojnë sesi automjetet ushtarake, të grumbulluara që nga e diela, po lëvizin kërcënueshëm drejt Kievit që deri më tani, ka mundur t’i rezistojnë furisë ruse. Edhe pse tanket e Moskës hynë që të premten në një lagje periferike të tij, ato nuk arritën të avansonin drejt qendrës me shpejtësinë e shpresuar nga Kremlini, e kjo duket e ka nxehur Moskën, sulmet e të cilës janë zbrapsur njëri pas tjetrit. Disa shtëpi e struktura të tjera janë parë të digjen në afërsi të rrugës ku po kalojnë automjetetet e ushtrisë ruse. Pas analizimit të fotove, Maxar thotë gjithashtu se trupa të tjera tokësore dhe njësi helikopterësh ushtarakë po grumbullohen në jug të Bjellorusisë, më pak se 32 km nga kufiri verior i Ukrainës.

Më shumë se 70 ushtarë ukrainas kanë mbetur të vrarë nga predhat e artilerisë ruse që goditën bazën e tyre  Okhtyrka, një qytet mes Kharkiv dhe Kievit, shkruan zyrtarë vendas në rrjetin Telegram. Kjo është humbja më e madhe e jetëve në një incident të vetëm që prej fillimit të pushtimit rus. Ajo pason një intensifikim të bombardimeve mbi qytetet e Ukrainës. Së fundi po përdoren edhe sisteme të fuqishme raketahedhëse kundër zonave civile, gjë që ka cuar në rritje e numrit të viktimave.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky urdhëroi të lirohen nga burgu të gjithë të dënuarit që kanë eksperiencë luftimi, dhe që mund të ndihmojnë në rezistencën kundër Rusisë. “Kushdo që mund t`i bashkohet luftës kundër pushtuesit, duhet të rrokë armët”, deklaroi ai, duke shtuar se gjëja më e rëndësishme tani është mbrojtja e atdheut.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA