Ndonëse ishte paralajmëruar nga Unioni i Transportit Publik se prej datës 1 mars nuk do të ofrohej më aboneja, qytetarët nuk kanë hasur vështirësi në blerjen e saj.
Ky vendim ndryshoi për shkak të nevojës që qytetarët kanë në përditshmëri në përdorimin e abonesë.
Dashnor Mema: Ne nxorëm njoftim që nuk do ketë abone por i nxorëm në shitje duke parë dhe reagimin e qytetarëve që i duhet për të shkuar në punë apo dhe studenteve.
Rritja e çmimit të naftës ka çuar në vështirësi ekonomike operatorët e Transportit Publik të cilët janë në pritje të lehtësirave nga qeveria për të mos penalizuar ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Dashnor Mema: Kemi pasur një reagim nga Bashkia e Tiranës, reagim në fjalë jo të vendosur, shpresoj të mbahet premtimi, në fazë premtimesh jemi që do ketë rimbursim të çmimit të naftës dhe do lëvrohet fondi që na është premtuar. Ne shpresojmë që faza e premtimeve të përmbushet dhe jo vetëm nesër por edhe në ditët në vazhdim të funksionojë transporti publik siç ka funksionuar normalisht.
Bashkia e Tiranës ka nisur subvencionimin e operatorëve të Transportit publik dhe po ndjek situatën rast pas rasti si për garantimin e shërbimit ashtu dhe për këkesat e parashtruara.
Top Channel