“Rusia po ngec, nuk kanë as ushqim”/ Zyrtari amerikan: Ushtarët rus nuk e dinin që do të luftonin

01/03/2022 17:57

Një zyrtar i lartë i mbrojtes amerikane tha se lëvizja ushtarake e Rusisë në Kiev ka ngecur pasi forcat e saj po përballen me sfida logjistike, madje nuk kanë as ushqim në disa njësi.

Sipas Reuters, zyrtari tha se ushtria ruse nuk ka përparuar shumë në krahasim me ditën e djeshme.

Një arsye pse gjërat duken të ngecura në veri të Kievit është se vetë rusët po rigrupohen dhe po rimendojnë dhe po përpiqen të përshtaten me sfidat që kanë pasur,” tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Ai ka shtuar se shumë ushtarë janë të rinj dhe nuk kanë provuar luftë më parë, e madje disa prej tyre nuk e dinin se do të ishin në luftim me Ukrainën.

Top Channel