Rusia paralajmëron banorët e Kievit: Largohuni nga shtëpitë, do godasim objektivat

01/03/2022 15:04

Ministria ruse e mbrojtjes ka paralajmëruar banorët në Kiev që të lënë shtëpitë e tyre, pasi po planifikon të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas.

Në një deklaratë të lëshuar pasditen e kësaj të marte, ministria e Mbrojtjes tha se forcat e tyre po përgatiten të ndërmarrin sulme të forta kundër Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe Qendrës së 72-të për Informacionin dhe Operacionet Psikologjike (PSO), në Kiev.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të përfshirë nga nacionalistëtukrainas në provokimet kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit që jetojnë pranë stacioneve të transmetimit, të largohen nga shtëpitë e tyre”, ishte deklarata e ministrisë ruse, eaporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA