Rusët lëshojnë bomba vakumi: Tmerri që i plas njerëzve mushkëritë dhe shkrin trupat!

01/03/2022 16:38

Rusia po akuzohet se ka sulmuar ukrainasit me bomba thërrmuese dhe bomba vakumi, armë këto të dënuara me forcë nga një organizatash ndërkombëtare.

Amnesty International dhe Human Rights Watch thanë që të dyja se dyshohet që forca ruse kanë përdorur municione thërrmuese të ndaluara gjerësisht. Akuzat e Amnesty përfshijnë dhe sulmin ndaj një institucioni parashkollor në veri-lindje të Ukrainës, në kohën kur brenda tij ishin strehuar civilë.

Oksana Markarova, ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara deklaroi për gazetarët pas një takimi me anëtarë të Kongresit amerikan se Rusia ka përdorur një armë termobarike, të njohur ndryshe si “bomba vakum” gjatë ofensivës në vendin e saj. Një bombë e tillë përdor oksigjenin nga ajri përreth për të gjeneruar një shpërthim me temperaturë të lartë, duke prodhuar në të njëjtën kohë një valë tronditëse vdekjeprurëse dhe duke thithur oksigjenin nga mushkëritë e kujtdo që është në afërsi.

Bombat, e njohura dhe si mbushje termobarike, prodhojnë një valë goditëse dukshëm më të gjatë se ajo e një eksplozivi konvencional dhe janë të afta të avullojnë trupin e njeriut, thonë mediet e huaja. Megjithatë, nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar se armët termobarike janë përdorur vërtet në konfliktin në Ukrainë. Markarova tha se Ukraina po punonte në mënyrë aktive me SHBA-në për të marrë më shumë armë dhe sanksione më të ashpra. “Rusia duhet ta paguajë shtrenjtë këtë që po bën“, tha ajo.

Përfaqësuesi demokrat Brad Sherman, i cili ishte në takim, tha se ukrainasit kishin kërkuar një zonë ndalim-fluturimi të detyruar nga SHBA mbi Ukrainë, por ai mendonte se ishte shumë e rrezikshme sepse mund të provokonte një konflikt me Rusinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA