Fluks në Kapshticë, emigrantët rikthehen drejt Greqisë pas festës së Pashkës
Prej katër ditësh, disa fshatra në Korcë janë pa energji elektrike. OSSH ka njoftuar se kanë vendosur 17 shtylla të reja, pjesë e linjës 35kV Korçë- Bilisht.
Zëvendësimi i shtyllave të dëmtuara nga moti ekstrem me dëborë u realizua përmes mobilizimit të 74 punonjësve të Tensionit të Lartë, njësia juglindje, por edhe nga rajonet e tjera.
Prej tre ditësh, brigadat e avarisë së drejtorisë së Tensionit të Lartë nuk e ndalën punën në terren për vendosjen e 17 shtyllave të thyera si pasojë e motit të keq me reshje bore në zonën e Juglindjes.
Në ndihmë të TL Juglindje, OSSH ka dërguar punonjës nga drejtoritë e TL Shkodër, Fier, Vlorë dhe Laç dhe së bashku me një grup pune të OST kanë përfunduar vendosjen e 17 shtyllave të dëmtuara në linjën 35Kv Korçë-Bilisht.
Megjithë motin e keq, ku reshjet e borës vijojnë të jenë të dendura, dhe terrenin e vështirë, janë vendosur aktualisht përcjellësat në 7 kampatet e para.
Në ndihmë të brigadave të OSSH kanë shkuar dhe firma të tjera me mjete pune për të kryer transportin e bazës materiale.
Top Channel