24/11 20:21
Të paktën 536 persona kanë mbetur të varë në Ukrainë, sipas raportimit të Kombeve të Bashkuara.
Mes viktimave janë 13 fëmijë dhe 136 civilë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 400 persona të tjerë.
“Numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë,” tha Liz Throssell, një zëdhënëse për zyrën e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR), në një konferencë, duke shtuar se 253 nga viktimat ishin në rajonet Donetsk dhe Lugansk në Ukrainën lindore.
“Programi i OKB-së po rrit aktivitetet në Ukrainë në mënyrë që të mund të mbështesë deri në 3.1 milionë njerëz”, tha zëdhënësi i ËFP Tomson Phiri, duke shtuar se furnizimi me ushqime po mbaron.
Top Channel