24/11 20:21
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov ka deklaruar se Rusia po përpiqet të përhapë lajme të rreme për dorëzimin e Ukrainës.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se Rusia po përgatit një fushatë masive dezinformimi për të treguar se figura të larta ushtarake dhe politike ukrainase janë dorëzuar.
“Për të ‘konfirmuar’ këtë informacion të rremë, do të shpërndahen ‘dokumenta’ të nënshkruara në dukje, si dhe video të rreme e të modifikuara”, tha ai.
Top Channel