Lufta në Ukrainë/ Raundi i dytë i bisedimeve për paqen, përcaktohet data se kur mund të takohen dy delegacionet

01/03/2022 13:25

Delegacionet ruse dhe ukrainase të mërkurën me shumë gjasa pritet të zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve, me synimin për të ndërmjetësuar paqen, në mes të konfliktit. Lajmi është publikuar nga Ria Novosti.

Një ditë më parë, anëtarët e të dy palëve u kthyen në kryeqytetet e tyre për konsultime pas 5 orësh bisedimesh në Bjellorusi.

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mikhaylo Podolyak, tha se vendet do konsultohen përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim.

Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës.

Palët kanë përcaktuar temat ku janë përcaktuar vendime të caktuara. Në mënyrë që këto vendime të zbatohen si udhërrëfyes, palët po kthehen për konsultime në kryeqytetet e tyre. Ato diskutuan për mbajtjen e një raundi tjetër negociatash ku mund të zhvillohen këto vendime”, u shpreh Mikhaylo Podolyak.

Ai tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë që u zhvilluan ishin “shumë të vështira”.

Podolyak e përshkroi palën ruse si “jashtëzakonisht të njëanshme”.

Negociatat janë të vështira. Megjithatë, tashmë pa ndonjë ultimatum të detyrueshëm. Fatkeqësisht, pala ruse është ende jashtëzakonisht e njëanshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA