Kryeministri britanik: Putin po përdor taktika barbare kundër popullsisë civile

01/03/2022 12:09

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnos këtë të martë mbajti një konferencë në Varshavë me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Kryeministri Johnson deklaroi se “tragjedia” që Britania e Madhe dhe vendet e tjera parashikuan se do të ndodhte po shfaqet para syve të gjithë botës tani, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Ai e konsideroi atë një fatkeqësi që ka ndodhur në kontinentin evropian.

Kryeministri britanik theksoi se Putin është i përgatitur të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm për të bombarduar banesa dhe për të lëshuar raketa nëpër blloqe pallatesh.

Johnson ka vizituar Poloninë dhe po takohet me aleatët kryesore evropianë për të diskutuar në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA