Aleksandri është qytetar i Elbasanit, por sot zgjodhi te prezantohet me mbiemrin e mamasë së tij ukrainase për të përçuar mesazhin se është po ashtu një qytetar i Ukrainës dhe ndoshta mund të ishte një prej fëmijëve që janë duke përjetuar luftën.

Aleksandri së bashku me qytetarë të tjerë të Elbasanit ndezën qiri dhe përcollën mesazhe kundër luftës dhe mbështetjen e tyre për popullin e Ukrainës.

Kalaja e Elbasanit u mbulua me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti me popullin atje dhe luftëtarët që po japin jetën për të ndalur pushtuesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA