Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.
Andrea, një djalë 4 vjeç me origjinë shqiptare ndërroi jetën ditën e djeshme rreth orës 14:00 pasi u mbyt duke ngrënë ushqim teksa po hante drekë me familjen. Mediat italiane shkruajnë se një copë sallam i gëlltitur keq mund t’i ketë shkaktuar mbytjen.
Tragjedia ndodhi në Edolo të Brescia, ku me urgjencë arriti ambulanca dhe helikopteri.
“Ne pamë dhe dëgjuam shërbimet e urgjencës rreth orës 14:00 por nuk e kuptuam çfarë po ndodhte. Asnjëherë nuk na shkonte në mendje se po ndodhte një dramë familjare. Pastaj erdhi helikopteri. Aty kuptuam që ngjarja ishte e rëndë”, tha një fqinj.
Teksa ngjarja ka prekur gjithë opinionin publik Kryetari i Bashkisë së Edolo në Itali, Luca Masneri ka shprehur ngushëllimet për prindërit e Andreas, për humbjen e rëndë.
Top Channel