15/11 10:06
Në ditën e gjashtë të luftës së Rusisë në Ukainë, forcat separtiste kanë vënë në “shenjestër” të rrethojnë Mariupolin.
Një udhëheqës separatist i mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore tha se forcat e tij synonin të rrethonin portin ukrainas të Mariupol këtë të martë, sipas agjensisë së lajmeve RIA.
“Detyra për sot është të rrethojmë drejtpërdrejt Mariupolin,” tha lideri separatist i Donetsk Denis Pushilin.
Më herët, kryetari i bashkisë së Mariupol tha se qyteti ishte nën bombardime të vazhdueshme që kishin vrarë civilë dhe kishin dëmtuar infrastrukturën.
Top Channel