Reshjet e dëborës të shoqëruara edhe me erë të fortë e ngrica kanë rënduar së tepërmi situatën e bllokimit të qarkullimit të banorëve ne shumë fshtra te bashkisë Bulqizë.

Akset Bulqizë-Peshkopi,kalohet vetëm me zinxhir për shkak të pranise së dëborës dhe ngricave të shoqëruar me erë të fortë.Po kështu me zinxhirë lëvizen akset Bulqizë-Klos,Bulqizë-Krastë,Ura e Çernecit-Librazhd.I bllokuar mbetet Aksi i rrugës së Arbërit ne Qafë Murrizë.

Më problematike situata paraqitet në rrugët ruale që lidhin njeësitë administrative me Bulqizën,ku pothuajse në të gjitha rrugët kalohen vetëm me zinxhirë dhe më shum vështirësi,pasi trashesia e dëborës vijon nga 30 centimetra deri në 60 centimetra çka ka bërë që shumë fshatra të ngelin të bllokuar.

Ndërkohë situatë e vështirë ka qenë edhe gjatë mëngjesit në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë ne drejtim të Tiranës.

Në qarkun e Kukësit në lartësinë mbi 800 m pati reshje bore deri në 3 -5 cm por nuk raportohen probleme. ARRSH ndërkohë duke parë gjendjen e rrugëve këshillon udhëtarët të përdorin zinxhirë në aksin Krujë-Sarialltik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA