Masakër në një universitet në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Arratiset autori
Sulmet kibernetike fillimisht shënjëstruan faqen zyrtare të Kremlinit, më pas atë të Dumës dhe duke filluar me radhë me faqet e gjigantëve të energjisë. Megjithatë, ditët e fundit, hackerat e Anonymous kanë vendosur t’i rrisin standardet.
Ata i kanë shpallur luftë të gjithanshme Putinit, duke mos kursuer as të dhënat e tij personale. Llogaria në Twitter @Doemela_X ka rihapur një lidhje të publikuar në Anonfiles.com, portali ku hacker-at e rrjetit Anonymous përhapin skedarë të ndjeshëm të vjedhur gjatë veprimeve të tyre.
Nga kjo lidhje mund të shkarkohen afro 40 mijë dokumente që i atribuohen Institutit të Sigurisë Bërthamore të Moskës.
Referuar informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Institutit, ky objekt është themeluar në nëntor 1988 dhe është i angazhuar në kërkime për përmirësimin dhe monitorimin e sigurisë së centraleve bërthamore në Rusi.
Mbetet e paqartë se çfarë përmbajnë dokumentet ama në dosjen origjinale ka vetëm tekste dhe tabela të shkruara në rusisht.
Autorësia e aksionit është e grupit Batalionit 65, të lidhur me Anonymous.
Llogaria që rifilloi sulmin ka pak më shumë se pesë mijë ndjekës, por është marrë gjithashtu nga profili në Tëitter @YourAnonNews nga mbi shtatë milionë ndjekës.
Si praktikë, Anonymous nuk ka një profil zyrtar në Twitter, por aktivistët që kontribuojnë në këto veprime rinisin gjithçka nga kanalet e tyre.
Llogaria @YourAnonNews i grumbullon dhe i ripublikon të gjitha këto raporte.
Top Channel