Dita e e fundit e shkurtit ka shënuar ulje drastike të rasteve me COVID në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve janë regjistruar 36 të infektuar.
Nga 1,273 testime kanë rezuktuar pozitivë 16 persona në Tiranë, 3 në Mirditë, Gjirokastër, 2 në Durrës, Lushnje, Vlorë, Delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastër, Pogradec, Gramsh.
Sipas ministrisë, janë 2,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit humbën betejën me koronavirusin një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç.
Janë shëruar 313 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.
Statistika (28 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 313
Të shtruar në spitale 51
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,273
Testime totale 1,743,290
Raste pozitive 271,563
Raste të shëruara 265,588
Raste Aktive 2,506
Humbje jete 3,469
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 699
Fier 335
Elbasan 316
Lezhë 245
Vlorë 182
Berat 174
Gjirokastër 137
Kukës 131
Durrës 106
Shkodër 106
Korçë 60
Dibër 15
Top Channel