Protestat në Itali/ 9 të arrestuar, 371 të shoqëruar në komisariat, 110 prej tyre të mitur 24/10 22:35
Gjatë natës, trupat ruse goditën një kopsht fëmijësh, një pallat dhe një dyqan në Chernihiv, në Ukrainën veriore. Deri tani nuk raportohet për viktima.
Shërbimi i Emergjencave Shtetërore tha se sulmet nisën rreth orës 02:00. Mësohet se një predhë ka goditur themelet e një pallati pesëkatësh, duke i vënë flakën banesave në katin e parë dhe të dytë.
Ndërsa një tjetër predhë ka goditur një kopsht fëmijësh, duke shkaktuar edhe zjarr. Gjithashtu, një tjetër predhë mësohet ka goditur një dyqan në tregun qendror.
Prej 5 ditësh, trupat rusë kanë hyrë në Ukrainë ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohet takimi mes delegacioneve Rusi-Ukrainë në Bjellorusi.
Top Channel