Rama: Investoni në Shqipëri/ Kryeministri merr pjesë në samitin vjetor të BERZH në Londër

28/02/2022 19:52

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, zhvilloi në Londër samitin vjetor ku janë diskutuar mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim rajonal. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes se përse investitorët e huaj duhet investojnë paratë e tyre në Shqipëri.

Edi Rama: Investimi në Shqipëri apo në vendet e tjera këtu të pranishme është më shumë se të investosh në një vend. Është të investosh në një rajon me një potencial të pabesueshëm ende të pashfrytëzuar. Sa për Shqipërinë individualisht, besoj se tashmë jemi në një fazë të re dhe është shumë e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë se Shqipëria është një parajsë e turizmit dhe për investimin në turizëm. Po shohim nga ana tjetër, gjithmonë e më shumë, të ndodhin gjëra në sektorin energjetik që është strategjik, jo vetëm për ne, por edhe për kohët në të cilat jetojmë.
Kryeministri Edi Rama dha këtë shpjegim për përparësitë e investimeve.

Rama: Energjia, sigurisht, është shndërruar në një pikë qendrore për të gjithë dhe ne . Tani po ecim drejt realizimit të objektivit për të pasur një vend të pavarur, nga pikëpamja energjetike, duke përmbushur investime, të cilat janë tashmë në proces. Ne kemi problemin e të qenit tërësisht të varur nga energjia hidrike, që na bën një vend me energji 100% të ripërtëritshme, por në të njëjtën kohë, kjo bashkëshoqërohet me dobësinë e varësisë thjesht nga një burim. Ajo çfarë po bëjmë tani është të diversifikojmë. I dyti është turizmi, por natyrisht i lidhur fort me infrastrukturën dhe këtu po flas për Korridorin Blu, pjesë e rrjetit europian, pjesë e Procesit të Berlinit.

Gjatë qëndrimit në Londër kryeministri Edi Rama takoi edhe komisionerin e BE për zgjerimin Olivér Várhelyi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA