Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, në studion e “Breaking” në Top News, nuk nguroi të fliste edhe për disa prej ish-banorëve.
I ftuar në studio moderatorja nuk nguroi të përmendë as debatin që Iliri ka pasur me Monika Lubonjën.
Ish-konkurenti tha se nuk e ka parë kurrë si finaliste Monikën.
“Nuk e kam parë kurrë si finaliste. U përpoqa ta tërhiqja drejt finales, pasi nga dinamikat e ndodhura në shtëpi thosha e meritonte. Por këtë gjë e vendos publiku, jo unë. E stresuan parashikimet e mia dhe krijonin një linjë diskutimi. Jemi kukulla të një formati shumë të famshëm dhe nëse do bënin atë që bënte Monika, që unë e zgjova, do ishim kukulla të gjumit dhe rehatisë”, u shpreh Iliri.
Monika ishte e ftuar disa ditë më përpara në emision ku tha se ishte ajo e cila e tërhoqi Ilirin drejt finales.
Iliri e përmblodhi këtë gjë me një koment: “Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit, nuk ke çfarë t’i komentosh”.
Top Channel