West Ham mundi Wolverhampton me rezultatin 1-0 në ndeshjen e raundit të 27-të të Premier League, duke u afruar kështu me vendin e katër të renditjes që përkon dhe me pozicionin e fundit që siguron Champions League dhe që mbahet nga Manchester United, me vetëm dy pikë diferencë.
Duke folur pas kësaj ndeshje, trajneri i Hammers, David Moyes, shpjegoi mungesën e sulmuesit ukrainas, Andriy Yarmolenko, për të cilin tha se është në gjendje të rënduar psikologjike.
“Ai nuk po kalon një kohë të mirë, i dhamë disa ditë pushim. Unë fola me të dhe ai ishte shumë i shqetësuar, shpresojmë që gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë për familjen e tij. Yarmolenko është i shqetësuar për njerëzit e tij të dashur. Ai më kërkoi të mos luante dhe të bënte disa ditë pushimi, është një kohë shumë e vështirë për të”,-deklaroi tekniku në konferencën për shtyp.
Pushtimi i nisur nga Rusia në Ukrainë është kthyer në një shqetësim botëror, me botën e futbollit që kërkon ndalimin sa më shpejt të këtij tmerri.
Top Channel