I ftuar sot në Top Talk ishte profesori i mirënjohur Adrian Civici për të diskutuar veçanërisht mbi pasojat ekonomikë të luftës së nisur nga Rusia.
Civici tha se është e rëndësishme që të sigurohen sa më shpejt produktet jetike.
Denis Dyrnjaja: Ҫfarë do të kishte parasysh një qeveri e përgjegjshme në raste të tilla si puna e kësaj krize që mund të afrohet shumë shpejt?
Profesor Adrian Civici: Në periudha afatshkurtra dy janë gjërat kryesore që mund të bëhen. Së pari një qëndrim shumë aktiv për sa i përket disa tregjeve ku ne marim produktet jetike gruri, mielli, nafta.
Denis Dyrnjaja: Duhet të krijojmë një rezervë tjetër më të madhe?
Profesor Adrian Civici : Një rezervë tjetër me përparësi dhe urgjencë. Dhe së dyti masa që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga prekja që mund të kenë shtresat e varfra dhe në nevojë.
Denis Dyrnjaja: Si bëhet kjo gjë duke i suvencionuar, duke i kompensuar, si ?
Profesor Adrian Civici: Metodat janë të shumta dhe këto po diskutohen.
Denis Dyrnjaja: Po rriten çmimet duke nisur që nga nafta e cila do të ndikojë edhe në çmimet e tjera.
Profesor Adrian Civici: Natyrisht kostoja është shumë e lartë që ne të kemi fuqi buxhetore për ta ndaluar këtë si tendencë.
Top Channel