Disa shtetas shqiptarë për arsye të ndryshme po vijojnë të qëndrojnë ende në Ukrainë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu bisedoi me njërin prej tyre i cili po mundohet të evakuojë vajzën e  mbetur në Kiev.

Me kërkesë të tij, Top Channel nuk e bën publike identitetin.

I pyetur se si është duke i përjetuar ai këto ditë lufte në Ukrainë dha këtë përgjigje:

T’u them të vërtetën më duket si Shqipëria e 1997 pasi unë e kam jetuar dhe përjetuar. Para dy ditëve më është dashur në rrugë të kem përballë një autokolonë ruse. Ata nuk të flasin. Nuk të pyesin se ku po shkon apo diçka tjetër. Ushtria e Ukrainës është shumë e përkujdesur. Në dy tre raste me kanë thënë mos e vazhdo rrugën. Megjithatë e kam vazhduar pasi nuk ndjej rrezik. Në fund të fundit nuk kam ardhur të luftoj në Ukrainë, as për Ukrainën as për Rusinë. Pastaj pjesa tjetër, të gjithë jemi në dorë të zotit. Ne shqiptarët jemi mësuar. Na shkoi  jeta në luftë”, deklaroi ai.

Shqiptari, i cili deri më tani nuk ka mundur të futet në Kiev për të marrë vajzën, tregon atë që është duke parë e jetuar këto ditë në qytetin e KamecPodolski në zonën qendrore të Ukrainës, rreth 250 kilometra larg Kievit dhe rreth 400 kilometra larg kufirit me Rumaninë.

Normalisht popullsia civile përjashto pjesën e Kievit realisht ka qenë shumë e rrezikuar. Pjesa tjetër e popullsisë ne Ukrainën perëndimore dhe qendrore është më ndryshe, mos të harrojmë se Ukrainë ka 8 vite në luftë. Vetëm në Kiev dhe rrethinat e Kievit janë shpërndarë mbi 100.000 armë dhe tashmë popullsia është e armatosur. Në çdo hyrje qyteti dhe fshatrash ka postblloqe. Pak a shumë siç ishte në Shqipëri në 1997”.

Tek sa na tregon për kontrollet në rrugë na shpjegon përse ukrainasit e pyesin me plot habi.

“Janë civilë që të ndalin, të kontrollojnë të verifikojnë. Mua më kanë kontrolluar bagazhin kam armë apo jo. Në një rast më është bërë pyetja pse udhëtoj i paarmatosur. Ndërsa në rastet e tjera nuk kam pasur problem”, deklaroi ai për gazetarin e Top-Channel, Muhamed Veliu.

Top Channel